Al Itihadi dhe Al Hilali janë përballur sot një në duel që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion. Verdhezinjtë kanë fituar me goleadë 4-1 ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejtë për vendin e parë.
Leonardo tundi rrjetën i pari për Al Hilalin në minutën e 23-të, por festa e tij zgjati pak. Kadeshi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas Bergvijni (45’, 51’) dhe Benzemaja (86’) përmbysën ndeshjen në 4-1.
Lojtari i kombetares shqiptare ka munguar edhe ne kete ndeshje sepse ndodhet ne fazen e rikuperimit dhe pritet te rikthehet ne fushe serish pas dy javesh.
Me këtë fitore, ekipi i Mario Mitajt shkon në kuotën e 55 pikëve, duke thelluar diferencën me Al Hilalin në 7 pikë. Një hap i rëndësishëm për Al Itihadin në garën për titullin kampion. Me shume siguri, Al Itihad do te jete kampion kete sezon dhe ne kete menyre kjo do te ishte nje arritje e madhe edhe per lojtarin e kombetares tone.