Ekipi i futbollit i Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres eshte shpallur kampion ne kampionatin e “Staff University Football League” qe eshte organizuar kohet e fundit. Ai ka zene vendin e pare duke mundur te gjithe ekipet pjesmarrese ne kete kampionat.

Diten e sotme eshte zhvilluar edhe finalja dhe perballe ekipit shkodran ka qene ai i Fakultetit te Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Pjestaret e ekipit te Universitetit “Luigj Gurakuqi” kane dominuar duke fituar dhe duke u kurorezuar ne kete menyre kampione.

Nje merite e padiskutueshme e te gjithe pjestareve te ketij ekipi duke filluar nga portieri Fatos Behari dhe per te vazhduar me futbollistet- staf, Nelson Hysa, Admir Uruçi, Zamir Lumanaj, Besfort Gjoklaj, Ari Djepaxhia dhe lojtari- trajneri Fatjon Nurja.

Po perveç kupes se ekipit te vendit te pare, per shkodranet kane shkuar edhe tre vleresime te tjera. Keshtu, Fatos Behari ka marre vleresimin si portieri me i mire i kampionatit, Zamir Lumanaj eshte vleresur si lojtari me i mire ndersa Fatjon Nurja trajneri me i mire i kampionatit.(www.shkodrasport.com)