Ekipi kombëtar i boksit teste mjekësore në “IMC”
10 boksierët e ekipit kombëtar shqiptar ditën e shtunë kanë kryer të gjitha testet e duhura mjekësore në një klinikë të specializuar dhe për më tepër nga doktorë specialistë të ardhur nga Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Të gjitha këto kontrolle janë ofruar falas nga klinika “Internacional Medica Center” me qendër në Shkodër. Sportistët kanë kaluar nëpër duart e Prof. Doc Vladan Knezeviç, ORL i liçensuar nga federatat e njohura të boksit, ëBO dhe ëBA për kontrollin mjekësor të boksierëve, Prof. Ankica Ivanoviç- Interna Medicine, Dr. Dushan Popoviç- Patolog, Dr. Ivana Miçeviç- Interna Medicina. Një kontroll i tillë i bërë në bashkëpunim të drejtuesve të kësaj klinike me presidentin e ekipit të boksit të Vllaznisë, z. Gjergj Leqejza, stafin e ekipit kombëtar dhe atë tëv Federatës, është një gjë shumë pozitive sepse evidentohet ndonjë problem mjekësor i sportistëve dhe punohet për ta rregulluar. Ekipet tona kombëtare vuajnë për shumë gjëra dhe vizitat mjekësore janë ndër më kryesoret. Shumë prej këtyre ekipeve shkojnë edhe në aktivitete të rëndësishme siç janë Kampionatet Europiane dhe Botërore dhe askush nuk përkujdeset për shëndetin e këtyre sportistëve. Prandaj dhe vizita që ofroi klinika “Internacional Medica Center” për boksierët e ekipit tonë kombëtar, është për t’u përshëndetur.