Skuadra e Leipzig është padiskutim ekipi më në formë në Europë gjatë dy muajve të fundit dhe rezultatet që të besuarit e Julian Nagelsmann kanë qenë të shkëlqyera.
Ekipi gjerman ka marrë fitore bindëse njëra pas tjetrës dhe kanë vendosur një rekord shumë impresionues në Bundesligën gjermane.
Ekipi i Leipzig është bërë skuadra e parë dhe e vetme në historinë e kampionatit gjerman që merr tetë fitore radhazi, me tre ose më shumë gola të shënuar në një ndeshje.
Sulmi i Leipzig është i frikshëm dhe me në krye bomberin Timo Werner, duken të pandalshëm./abcnews/