Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, foli pas fitores 0-3 ndaj Andorrës, ku theksoi se rëndësi kishte rezultati, por loja ka ende për të rregulluar. Ekipi nuk ka shtyllë kurrizore, duke ndryshuar kaq shpesh lojtarët, dhe nuk po krijohet një identitet.

NDESHJA – Rezultati ishte kryesor për ne, tek loja ka shumë gjëra që duhen rregulluar. Kanë ndryshuar shumë lojtarë, dhe ka pasur një periudhë e vogël kohe deri në qershor.

SISTEMI – 4-3-3 është një sistem i avancuar, dhe do një nivel të lartë. Ne nuk jemi aty ku duhet për këtë sistem. E përdorim më shumë për 4-5-1, se dhe dy anësorët më shumë kanë luajtur mesfushorë apo mbrojtësa. Unë do thosha, ne na shkon për shtat 3-5-2, edhe mesin e fushës e forcojmë.

Me 2 mbrojtësat e qendrës, nuk kemi kapacitet për të luajtur me ta, që të nisin aksionet, të organizojnë e të markojnë. Gjimshiti nuk rreshtohet mirë, ia marrin topin, hamë gola. Nuk rreshtohet mirë me Mavrajn. Ky sistem mbeti që në kohën e De Biazit, dhe asnjëherë nuk i bashkoi 2 sulmuesë bashkë.

Ajo që është më kryesorja, është se ne nuk kemi një bosht skuadra, pas 2016. Shtylla kurrizore është e pavendosur mirë, që ne të shpresojmë për këtë veprime, përjashto portierin.

Sot, ndryshuan 5 vetë nga Turqia. Ende nuk kemi të qartë kush luan, në të gjitha linjat. Do vijë Roshi, do fusim prap Roshin. Jemi shumë të hallakatur, prandaj nuk kanë ndonjëherë faj edhe lojtarët. Jemi shumë të turbullt