Prej një jave kanë nisur punë ekipet përfaqësuese të Rajoneve të ndryshme të Shqipërisë dhe ndër to janë edhe ato të Zonës së Shkodrës.
Shumëkujt i pëlqen t’i quajnë ekipet kombëtare të moshave të Veriut.
Gjithsesi pak rëndësi ka. Më poshtë do keni mundësinë të shikoni dhe lexoni emrat e 22 futbollistëve të ekipit U-13 që janë përzgjedhur në seleksionimet e bëra në Shkodër nga grupi i trajnerëve të ekipeve kombëtare të ardhur nga Federata.
Ajo që të bën përshtypje është se në këtë listë mungojnë futbollistët e Akademisë Vllaznia sepse në ditën e seleksionimeve, ata kanë qenë të angazhuar në një aktivitet dhe nuk kanë mundur dot të marrin pjesë.
Diçka e pakuptimtë në fakt sepse u është hequr mundësia që të jenë pjesë e këtij ekipi që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri dhe ndihmësi i tij Avenir Dani.
Ajo që të bën përshtypje është se ekipi që ka më shumë element të përzgjedhur në këtë ekip është “Rozafa”.
Megjithatë, lexoni të plotë listën e këtij ekipi: (SHKODRA SPORT)