Përveç ekipit përfaqësues Rajonal të Zonës së Shkodrës për grupmoshën U-13, javën e kaluar ka nisur punën edhe ai U-15.
Ai drejtohet nga trajneri i mirënjohur Astrit Prençi që do të ketë edhe ndihmën e trajnerit të portierëve Elis Legataj.
Nga seleksionimi i bërë nga përfaqësuesit e Federatës, janë përzgjedhur 20 futbollistë dhe interesant është fakti se 9 prej tyre vijnë nga Akademia Vllaznia.
Natyrisht që nuk ka si të jetë ndryshe sepse pikërisht tek ajo janë edhe elementët më të spikatur të futbollit të moshave në Zonën e Veriut.
Për më tepër se kush janë lojtarët e përzgjedhur për këtë ekip përfaqësues rajonal të grupmoshës U-15, ndiqni më poshtë listën: (SHKODRA SPORT)