Ekipi i futbollit Deçiqi i qytetit shqiptarë të Tuzit në Malin e Zi mbrëmë kanë shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Malit të Zi, në 95 vite të ekzistencës së klubit.

Klubi i futbollit “Deçiqi” i cili drejtoret dhe sponsorizohet nga shqiptarët e Malit të Zi është i përbërë kryesisht nga futbollistë shqiptarë, djemtë e ekipit të qytetit të Tuzit u ndeshën në gjysmëfinale me Iskren e Danillovradit duke e mundur me rezultat 1-0. Golin e shënoi Pesukic në minutën e 51-të.

Në finale KF Deçiqi do të luaj kundër FK Buducnost më 1 qershor. Përveçse arriti deri në finale Deçiqi këtë sezon ka bërë nje paraqitje te mire edhe ne kampionat.

Aty ka patur nje ecuri te shkelqyer duke u renditur i 3-ti vetëm 5 pikë pas Budiçnost kryesues.

Ja disa nga emrat e futbollistëve shqiptarë të tuzit që kanë spikatur gjatë gjithë sezonit

Jonathan Dreshaj, Marko Tuci, Martin Prenkocevic, Robert Gjelaj, Ilir Camaj, Kristijan Vulaj, Pjeter Lulgjuraj, Mario Gjolaj, Elvir Maloku, Angjelo Rudovic, Robert Gjelevic, Gjovani Camaj.

FK Deçiqi drejtohet nga trajneri boshnjak Edis Mulalic.