Paraqitjet e mira në ndeshjet miqësore që ka bërë me Kukësin deri në këto momente, ka sjellë edhe interesimin e disa skuadrave të ndryshme për lojtarët e kampionëve. Përveç Allës dhe Rrumbullakut, një tjetër lojtar i Kukësit mund të largohet nga skuadra. Klubi turk i Trabzonsporit, është interesuar për lojtarin 24 vjeçar, por mësohet se nuk ka bërë një ofertë konkrete. Gjithsesi presidenti Safet Gjici i ka vendosur dhe çmimin kartonit të lojtarit, që është 300 mijë euro.
Në rast se një skuadër do të jetë e interesuar për të marrë shërbimet e tij, atëherë duhet të paguajë pikërisht këtë shumë. Do të shihet në vijim nëse klubi turk do të bëjë me një ofertë zyrtare në zyrat e klubit të kuq./EDS/