Nga Andi GJURGJEJ
Goli i shënuar ditën e djeshme ndaj Tiranës ndoshta është më i rëndësishmi për të deri më tani që ai ka shënuar për ngjyrat e Vllaznisë. Me atë gol, Demir Imeri i dha skuadrës së tij një pikë shumë me vlerë ndaj një kundërshtari direkt si Tirana dhe për këtë ai ndjehet i lumtur.
Në një intervistë ekskluzive për “Shkodra Sport” dhënë gazetarit Andi Gjurgjej, shqiptari i Maqedonisë së Veriut shprehet se nuk ka më bukur se të mbyllë vitin me gol ndaj Tiranës dhe po ashtu edhe duke u shpallur “kampion dimri” me Vllazninë. Intervistën me Imerin, keni mundësinë ta ndiqni më poshtë:
– Si fillim, faleminderit qe pranove te intervistohesh per Shkodra Sport dhe urime per golin e djeshem…
Vllaznia luajti dje ndeshjen e fundit per vitin 2020 ndaj Tiranes ku dhe arritet te shenonit golin e barazimit ne ate ndeshje.
– Ndiheni i gezuar?
Besoj se nuk ka ndjenje me te bukur se kjo, te mbarosh kete vit me gol me Tiranen dhe te jesh kampion dimri.
– Çfare ndjesie eshte te shenosh ne nje ndeshje klasike siç eshte Tirana – Vllaznia?
Eshte nje kenaqesi qe nuk pershkruhet me fjale. Duhet ta perjetosh.
– Vllaznia e ka mbyllur kete vit ne vendin e pare me 26 pike dhe kryeson bindshem kampionatin duke krijuar distancim me ekipet e tjera ne renditje. Çfare pershtypje keni per Vllaznine e ketij sezoni?
Te them te drejten e shijojme kete moment. Jemi me kembe ne toke dhe japim maksmimumin çdo ndeshje. Kemi vend per permiresime por besoj se do rritemi çdo dite e me shume.
– Ke arritur te shenosh 3 gola per skuadren shkodrane ne kampionat dhe duke dhene disa asiste mjaft deçizive, por edhe ne ndeshjet e kupes keni bere paraqitje dinjitoze. Mund te beni me mire ne te ardhmen ?
Normal, jam shume kerkues te vetja, dhe pres shume me shume te bej per kete fanelle.
– Trajneri po ju aktivizon rregullisht ne formacionin e pare ne rolin tuaj natyral pas kraheve te sulmuesave. Mendoni se me paraqitjet tuaja keni justifikuar plotesisht besimin e trajnerit Brdariç?
Besoj se e kam justifikuar perderisa trajneri eshte duke me aktivizuar por besoj dhe shpresoj se do te jap edhe me shume qe te admiroj per besimin qe me ka dhene ne fushe.
– Ne te shkuaren ne kampionatin shqiptar keni luajtur me Kamzen. Cila eshte ndjesia juaj qe tani luani per nje ekip me emer siç eshte Vllaznia?
Eshte krejtesisht ndjenje tjeter. Ne Shkoder eshte presioni dhe ambienti shume me ndryshe. Jam ambientuar shume shpejt dhe ndihem si ne shtepine time.
– Ne shtetin fqinj, pikerisht ne Maqedonine e Veriut keni luajtur ne te shkuaren edhe me Shkendijen e Tetoves. Çfare kane te njejte Shkendija me Vllaznine ne aspektin e lojes, pritshmerive ne rezultate dhe tek mbeshtetja e tifozeve?
Te njejte Shkendija me Vllaznine kane dashurine e madhe qe tifozet kane per klubin e tyre dhe qe jetojne me te. Eshte loja me shume pasime e te dyja ekipeve qe po bejne te njejten ne kete moment. Tifozet e te dyja ekipeve jane fantastik.
– Tashme erdhi fundit i vitit dhe po afron 2021. Me kete ecuri te ekipit, ne fund te sezonit, i premtoni tifozerise se zjarrte shkodrane fitimin e ndonje kupe qofte kampionatin apo kupen e shqiperise?
Te them te drejten kampionati eshte fjale shume e madhe, por mund te them qe do te japim te gjitha forcat te kthejme kete Vllazni aty ku e ka vendin.
– Faleminderit qe pranove te intervistohesh per gazeten tone. Suksese ne te ardhmen…
Faleminderit. Gjithe te mirat.
Intervisto