Një sulmues të tillë e dëshirojnë të gjithë në skuadër, edhe pse bëhet fjalë për një personazh aspak të zakontë. Pamjet vijnë nga Suedia, aty ku disa punëtorë të një kompanie ndërtimi, argëtohen duke shndërruar në bomber një ekskavator.
Fillimisht disa zhonglime pa e lejuar topin të bjerë në tokë, që shërbejnë si nxehje dhe për ta ndihmuar drejtuesin e mjetit, të kuptojë më së miri mundësitë manovruese të makinerisë dhe më pas, praktikë në fushë.
Madje, duke shënuar edhe gola si ky me kokë, pas një harkimi në zonë nga goditje këndi./a2cnn/