Pas kualifikimit historik te ekipit te Laçit ndaj atij te Craiovas, te gjithe pjestaret e skuadres kurbinase jane pare te shperthejne ne feste. Megjithate kamera me se shumti eshte fokusuar tek portieri Alen Sherri i cili i shtrire ne toke ka qare pa fund.
Ne ate moment, prane tij eshte ofruar mbrojtesi Malota dhe te dy sebashku jane pare te perqafohen sebashku duke ndare gezimin e suksesit te arritur.
Ish- portieri i Vllaznise eshte kthyer ne heroin e skuadres se Laçit edhe kete sezon ne Kupat e Europes ashtu siç ka bere edhe vitin e kaluar. “Shkodra Sport” ka zhvilluar nje interviste te shkurter me te, te cilen mund ta ndiqni me poshte:
– Ju kemi pare shume te gezuar ne fund te ndeshjes me Craioven. Pse? Kishit diçka personale perpos gezimit te kualifikimit si ekip?
Jam gezuar pafund sepse ishte sukses i jashtezakonshem. Kemi hyre ne histori persa i perket ekipit te Laçit qe per here te pare shkon ne turin e trete te Kupave te Europes.
– Besoj se edhe ju ndjeheni mire per kontributin e dhene ne kete sukses apo jo?
Patjeter sidomos kur je nder protagonistet e suksesit ndihesh edhe me mire.
– Pse gjithe ai gezim me Maloten? Keni marredhenie me te mira me te se me te tjeret?
Me te gjith çunat u gezova njelloj. Por me Maloten kemi 4 vite qe jemi bashke vit pas viti dhe normal qe kam nje tjeter marredhenie.
– A eshte ky kulmi i karrieres tende deri tani?
Deri tani po kaloj nje nder momentet me te mira. Po luaj rregullisht, gezoj nje forme te mire, jam pjese e kombetares, jemi ne Kupat e Europes. Shpresoj qe ta mbaj sa me gjate kete periudhe te mire.
– Se fundi, si ish- futbollist i Vllaznise, keni ndonje mendim per te, paraqitjen e saj ne sezonin e fundit dhe ne Kupat e Europes?
Vllaznia ka bere nje paraqitje me se dinjitoze kte kampionat. Besoj qe çdo shkodran duhet te ndihet krenar me ate qe ekipi arriti ne sezonin e kaluar si dhe ne Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/