Ne stervitjen e sotme ne Lezhe, tek ekipi i Beselidhjes ka pasur nje risi. Ne krah te trajnerit Artan Bano dhe zv/trajnerit Nikolin Coclli eshte pare edhe ish-trajneri i Terbunit, Alert Alcani.
Ky i fundit, nga sa mesohet nga burime te “Shkodra Sport”, tashme do te jete drejtori i ri teknik i lezhjaneve. Ky pozicion tek Beselidhja ka qene vakant prej kohesh dhe tashme kete detyre do ta kryeje Alert Alcani.
Alcani ka qene pjese e lezhjaneve si futbollist disa vite me pare, por asnjehere ne poste drejtuese, si trajner apo edhe drejtor teknik. Kjo do te jete aventura e tij e pare si drejtues ne Lezhe me ekipin e Beselidhjes, aty ku do te gjeje edhe nipin e tij, Kujtim Alcani, i cili luan si mbrojtes per kete ekip.
Ndoshta, rikthimi i tij ne prag te ndeshjes ndaj Terbunit, tashme si pjese e stafit teknik, mund te jete nje ogur i mire per lezhjanet, duke marre ne konsiderate faktin se Alcani sapo eshte larguar nga drejtimi i pukjaneve dhe e njeh mjaft mire klimen, por edhe ambientin aty, gje qe ndoshta mund te rezultoje pozitive, por nje gje e tille mbetet per t’u pare ne vazhdim.
Ne karrieren e tij futbollistike, Alert Alcani ka luajtur per Beselidhjen, Vllaznine, Teuten, Skenderbeun, Lushnjen dhe Partizanin, ndersa ka drejtuar deri me tani si trajner ekipe si Kastrioti, Shenkolli, Burreli dhe Terbuni. Tashme, ai do te nise nje detyre te re ne Lezhe tek Beselidhja, kesaj here ne rolin e drejtorit teknik.
Maringlen ZHIVANI