Ka disa dite qe e ka marre kete vendim, por nuk e ka bere publik ate. E kemi fjalen per largimin e Altin Xhahyses nga pankina e Ades. Kjo do te thote se ai nuk do te jete me trajner i kesaj skuadre.

Nje gje te tille ia ka bare te ditur presidentit Pjetri qe ka tentuar t’i mbushe mendjen per te vazhduar punen, por duket se ka qene e kote sepse vendimi i tij ishte marre tash. Vete Xhahysa ne nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” nuk ka dashur te flase shume por thjesht eshte mjaftuar me shprehjen: “Po, eshte e vertete qe jam larguar nga Ada dhe nuk do te jem me trajneri i saj”.

Ai nuk ka dhene detaje te metejshme ne lidhje me kete vendim te marre, por burime te gazetes tone bejne me dije se tek Ada situata nuk eshte krejt e qete dhe si rrjedhoje presidenti Alfred Pjetri eshte duke vene ndoshta ne pikepyetje edhe vazhdimin e kampionatit.

Situata financiare e ekipit dhe mungesa e mbeshtetjes si nga Bashkia ashtu edhe nga sponsore te tjere, ka bere qe presidenti Pjetri te ndihet i vetmuar dhe si rrjedhoje duket se nuk mund t’i beje balle, per me teper qe tashme ka mbetur edhe pa trajner.

Xhahysa per momentin eshte duke punuar me disa ekipe moshash ne Shkoder dhe duket qarte se nuk ka nder mend te kthehet tek Ada. Nje situate jo normale, por ne fakt ky eshte realiteti i futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/