Kete te diele do te zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federates Shqiptare te Peshengritjes. Kryesia e kesaj Federate ka vendosur qe kete here procesi i zgjedhjeve dhe zhvillimi i Asamblese do te zhvillohet ne qytetin e Shkodres.

Gazeta “Shkodra Sport” po ashtu ka mesuar se tashme jane percaktuar edhe kandidaturat per postin e presidentit te kesaj Federate. Njera prej kandidatura eshte ajo e presidentit aktual, Elez Gjoza. Nderkohe emri tjeter ndoshta eshte surprize, por padyshim qe kemi te bejme me nje personalitet te ketij sporti.

Behet fjale per “Mjeshtrin e Madh”, ish- kampionin dhe rekordmenin e vendit, Asim Belinova. Ai ka qene per vite me rradhe anetar i kryesise se kesaj Federate ndersa ne keto zgjedhje do te provoje tashme te kandidoje edhe per postin e presidentit.

Për herë të parë ne kete Asamble nuk do të votojnë klubet sportive, por vetëm shoqatat sportive. Gjithçka do të bëhet ne prani të noterit, me asamblenë që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, njekohesisht do të jetë e pranishme edhe Ministria, si dhe do të ketë të deleguar nga Federata Europiane e Peshëngritjes.

Shpallja e kandidatures se Asim Belinoves per postin e presidentit te Federates Shqiptare te Peshengritjes konfirmon shkodranin e dyte qe do te kandidoje per nje vend te tille sepse i pari siç eshte bere e ditur do te jete Izmir Smajlaj qe synon te zgjidhet president i Federates Shqiptare te Atletikes. Te mos harrojme qe i zgjedhur eshte edhe nje shkodran tjeter, presidenti i Federates se Gjimnastike, Leonard Lulaj./www.shkodrasport.com/