Duke filluar prej dites se djeshme, Akademia Vllaznia ka nisur punen per sezonin e ri, ate 2022-23. Por ne listen e trajnereve qe do te jene pjese e saj edhe per kete sezon, ne fakt ka rene ne sy mungesa e nje emri shume te njohur, Astrit Prençit.
“Shkodra Sport” eshte interesuar ne lidhje me kete gje prane klubit shkodran dhe ka mesuar se per ish- kapitenin e Vllaznise dhe trajnerin e njohur te saj, tashme eshte menduar nje detyre tjeter ne klub, ajo e skautit.
Gazeta ka kontaktuar edhe vete Prençin per te mesuar me shume ne lidhje me kete funksion te ri dhe per “Shkodra Sport”, ai eshte shprehur: “Po, eshte e vertete. Presidenti i klubit Vllaznia, z. Alban Xhaferi me ka besuar detyren e skautit prane Akademise Vllaznia.
Qe do te thote se une do te kem per detyre te shikoj te gjithe elementet e te gjithe ekipeve dhe te mundohem t’i sjelle tek Akademia Vllaznia. Te shikoj ecurine e elementeve me te mira ne ekipet tona U17 dhe U19 dhe t’ia sugjeroj edhe stafit te ekipit te pare.
Ideja eshte qe te mundohemi per te perzgjedhur elementet me te mire te futbollit te moshave dhe ato ne te ardhmen te jene pjese e Akademise Vllaznia. E kam marr me shume deshire kete detyre dhe falenderoj edhe presidentin Xhaferi per besimin e treguar ndaj meje dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter por te nis menjehere nga puna per te vene ne jete ato çfare kemi planifikuar ne leter”.
Astrit Prençi eshte nje nga emrat me te njohur te futbollit shkodran te viteve ’90, ish- kapiteni i Vllaznise nderkohe qe prej shume vitesh ka punuar si trajner moshash prane klubi kuqeblu. Por nga dje tashme do te kete nje detyre te re, qe padyshim ai do ta beje ashtu si duhet, njelloj siç ka bere edhe detyrat e meparshme qe i jane ngarkuar./SHKODRA-SPORT.COM/