Sulmuesi shkodran pak dite me pare zyrtarizoi largimin nga skuadra turke Ankara Keciörengücü dhe si rrjedhoje tashme eshte nje futbollist pa kontrate dhe i lire per te negociuar me çdo ekip tjeter.

Nje lajm i tille sigurisht qe ka zgjuar interesin e medias, e cila ashtu si dhe ne shume raste te tjera kur ai ka qene pa kontrate, e kane “lidhur” me Superligen shqiptare duke hamendesuar nje rikthim aty.

Por çfare do te ndodhe kete here? Burime prane lojtarit bejne te ditur ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” se Balaj per momentin eshte duke kaluar disa dite pushimi. Te pyetur per te ardhmen e tij, ata jane shprehur se “Bekimi po pret se çfare do t’i sjelle merkatoja”.

Ne fakt ne Shkoder dhe jo vetem eshte folur keto dite per mundesine e rikhimit te tij tek Vllaznia. Te pyetur ne lidhje me kete gje, njerezit prane sulmuesit te njohur shkodran deklarojne: “Eshte heret te flasim per kete gje. Balaj nuk ka folur me askend deri ne keto momente”.

Kjo do te thote se pavaresisht zerave qe e veshin kete futbollist me fanellen kuqeblu, asnje pjestar i klubit Vllaznia deri tani nuk e ka kontaktuar sulmuesin e kombetares shqiptare. Se çfare do te ndodhe ne vijim, kjo mbetet per t’u pare./SHKODRA-SPORT.COM/