Rikthimi ne Shkoder, tashme si pjese e ekipit Arsenal Tivat per portierin Bojan Zogoviç, eshte shoqeruar me shume emocione pasditen e sotme per 35 vjeçarin malazez. Para ndeshjes miqesore me Vllaznine luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe qe u mbyll ne barazim 1-1, u zhvillua nje ceremonia e thjesht por shume domethenese.
Presidenti Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv Tefik Osmani i kane dhuruar Bojan Zogoviçit fanellen me numrin 166, i cili perkon me numrin e ndeshjeve zyrtare qe ai ka luajtur me fanellen e Vllaznise ne periudhen 2020-2023, ku ka fituar edhe dy here Kupen e Shqiperise me ekipin shkodran. Ish- portieri i kuqebluve eshte shoqeruar edhe me shume duatrokitje nga publiku i pranishem ne stadium sepse ai ka lene nje imazh shume te mire ne Shkoder ne tre vitet e qendrimit aty.
Nderkohe mbremjen e sotme ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre: “Sot u gëzova shumë sepse u ktheva në Shkodër. Emocionet ishin të mëdha sepse pjesën më të mirë të karrierës time e kalova tek Vllazni dhe në Shkodër.
Kjo ishte një surprizë për mua dhe falënderoj presidentin dhe njerëzit e klubit, trajnerët, lojtarët dhe tifozët e mëdhenj për gjithçka. Vllaznia është klubi i dashur që ka mbetur në zemrën time dhe unë do të jem tifoz i madh i saj përgjithmonë.
Dhe sigurisht jam i lumtur që kam luajtur kaq shumë ndeshje për një klub të madh si Vllaznia. Ky është një privilegj pë çdo lojtar dhe unë jam krenar për këtë gjë”./www.shkodrasport.com/