Ka luajtur me te dy ekipet, si me Vllaznine ashtu edhe me Partizanin. Me kete te fundit ne fakt ka fituar Kupen e Republikes. Me shkodranet nuk ia doli te fitonte, edhe sepse ka luajtur vetem nje sezon, ate 2004-2005. Por gjithsesi ai e beri detyren e tij duke shenuar plot 20 gola per kuqeblute ne 35 ndeshje te luajtura.
E kemi fjalen per sulmuesin brazilian Abilio Neves dos Reis. 15 vite pas largimit nga Shqiperia, ai ka dhene per here te pare nje interviste per nje media shqiptare, pikerisht per gazeten “Shkodra Sport”.
Abilio ka folur me gazetarin Andi Gjurgjej duke rikthyer edhe disa kujtime te se kaluares. Vlerwson ne maksimum disa nga lojtaret me te cilet ka luajtur dhe sidomos Vioresin Sinanin e Ilir Shulkun. Per me shume, lexoni me poshte intervisten e brazilianit dhene per “Shkodra Sport”:
– Eshte hera e pare qe flisni pas kaq kohesh. Çfare po ben Abilio aktualisht?
Une dua t’iu falenderoj sepse pas shume kohesh me dhate mundesine te flas serish shqip sepse gjithe keto kohe nuk e kam folur fare kete gjuhe. Sot jam duke punuar ne nje kompani multinacionale dhe gjithashtu kam dhe nje shkolle futbolli.
– Si eshte jeta juaj tani pas lenies se futbollit?
Pas lenies se futbollit eshte e veshtire sepse me ka marrr malli shume, por eshte normale per te gjithe sportistet. Nje dite do te mbaroje gjithcka edhe do i perkushtohemi familjes.
– Vazhdoni te jeni serish i lidhur me futbollin?
Po une jam akoma jam i lidhur me futbollin sepse ne qytetin tim ka nje skuader profesionistesh dhe une i ndjek ata.
– A keni menduar te ushtroni ne te ardhmen rolin e trajnerit?
Jam duke menduar te filloj tani ne kete vit rolin si trajner ne qytetin tim.
– Ku jetoni momentalisht pas largimit tuaj nga Shqiperia?
Pas largimit tim nga Shqiperia jam duke jetuar ne Cuiaba, kryeqytet i shtetit Mato Grosso ketu ne Brazil.
– Vijoni te ruani akoma kontakte me miqte tuaj, ish-lojtare apo trajnere?
Po kam kontakte me disa lojtare nga Shqiperia. Komunikojme shpesh ne Facebook.
– Na tregoni pak kohen kur ju ishit akoma futbollist. Si e kujtoni ate kohe?
Kujtime kam shume sidomos kur kam jetuar ne Tirane dhe Shkoder. Momenti me i bukur ne karrieren time gjate qendrimit tim ne Shqiperi ka qene fitimi i kupes se Republikes me Partizanin.
– Ne Shqiperi jeni bere i njohur pasi keni luajtur me Vllaznine dhe Partizanin, ku keni spikatur mjaft me lojen dhe golat e shumte gjate aktivizimit me keto dy ekipe. Si e kujtoni ate kohe?
Dua te falenderoj disa persona qe me dhane mundesine te behem i njohur ne futbollin shqiptar sic jane presidentet Xhani, Fushaj dhe Çela. Kujtimet me te bukura qe kam eshte ndeshja e kupes Intertoto ne Shkoder qe kemi fituar ndaj ekipit kroat Zagreb. Ishte nje moment paharrueshem per mua. Tjeter moment i paharrueshem ishte hera e pare qe luaja ndaj Partizanit ne Shkoder dhe qe Vllaznia arriti nje fitore te mrekullueshme.
– Kush ka qene lojtari me i mire me te cilin keni luajtur ato vite? Do veçonit ndonjerin prej tyre?
Kam luajtur me shume lojtare te mire te asaj kohe. Nder ta mund te vecoj Vioresin Sinanin e Vllaznise dhe Ilir Shulkun e Partizanit, dy futbolliste vertete te medhenj.
– Se fundmi, keni deshire te riktheheni serish ne Shqiperi? Si jane planet tuaja?
Po patjeter qe do rikthehem, ndoshta si trajner tek ndonje ekip shqiptar.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ