Ndonese distance e larget, kengetari i mirenjohur dhe tifozi i zjarrte i Vllaznise Bujar Qamili nuk ka ngurruar te ishte prane Vllaznise edhe ne ndeshjen e djeshme ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe padyshim qe ne fund i eshte gezuar fitores se saj 1-0, me golin e realizuar nga Balaj. Gezimin e tij ai e ka bere te qarte edhe ne prononcimin e dhene per “Shkodra Sport”.

“Nje fitore me shume vlere, nje fitore me shume mund. Nje trepikesh i bukur dhe po ashtu, nuk na shkoi rruga dem. Kesaj rradhe mendoj se edhe fati na ndihmoi shume.

Tani jemi 2 pike larg vendit te pare, nuk eshte absolutisht shume, per me teper me kete ecuri qe po ben Vllaznia, jam i bindur se do ta marrim edhe vendin e pare”- eshte shprehur kengetari i madh, “Nderi i Kombit” Bujar Qamili.

Ai njihet nga te gjithe si nje tifoz i madh i Vllaznise dhe po ashtu edhe si kengetari qe i ka kenduar tre kenge kesaj skuadre. Nderkohe tashme te gjithe po flasin per nje Vllazni qe mund te jete kampione kete sezon. Pikerisht per kete arsye, pyetja e rradhes per mjeshtrin ishte ajo nese do te kishim nje kenge te re per skuadren shkodrane.

Bujar Qamili ekskluzivisht per “Shkodra Sport” jep nje lajm shume te bukur kur thote: “Shume shpejt do te degjoni nje kenge te re per Vllaznine, nje kenge te re hit, nje kenge qe mua me gezon shume”.