Pas dorëheqjes së trajnerit Arsim Thaqi, tashmë Drita e Gjilanit në Kosovë është në kërkim të një emri të ri për stolin. Në fakt, një nga kandidaturat e përmendura ka qenë edhe ish-trajneri i Vllaznisë pak kohë më parë, Mirel Josa, i cili ishte shumë pranë marrëveshjes me drejtuesit e klubit kosovar.

Megjithatë, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit të drejtuesve. Kështu, sipas disa burimeve të “Shkodra Sport” pranë KF Dritës, marrëveshja për të vendosur Mirel Josën në krye të këtij ekipi ka dështuar.

Shkak është bërë paga e trajnerit kryeqytetas dhe si rrjedhojë, ai nuk do t’iu bashkohet gjilanasve për t’u vendosur në krye të pankinës.

Kështu, Mirel Josa duket se do të vijojë të jetë sërish pa ekip në vazhdim, pasi nuk ka arritur dot marrëveshjen me klubin e Dritës për pjesën tjetër të sezonit.
Maringlen ZHIVANI