Sfida e sotme kunder Egnatias, eshte nje mundesi e mire per futbollistet e Vllaznise per te treguar edhe njehere tjeter vlerat e tyre me te mira dhe eshte nder skuadrat me te mira te futbollit shqiptar, ashtu siç i kane vleresuar edhe te gjithe specialistet.

Por nga ana tjeter, ndeshja e sotme dhe ajo e te dieles per kampionat po ndaj Egnatias, do te jene nje mundesi e mire per futbollistet kuqeblu per te rene edhe ne syte e drejtuesve te larte te klubit turk Antalyaspor.

Burime prane klubit shkodran ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” bejne te ditur se ata tashme kane mberritur ne Shkoder dhe pasdite do te jene ne stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e sotme, por do te jene edhe ne ate te se dieles.

Keto dy ndeshje do t’u sherbejne atyre dhe për të piketuar lojtarë të Vllaznisë për transferime te mundshme ne kampionatin turk dhe me gjere. Burime prane klubit e konfirmojne këtë fakt duke u treguar të rezervuar për informacione të mëtejshme të cilat mund te behen publike ne ditet ne vijim.

Ndërkohë që nga burime të brendshme gjithashtu, flitet se drejtuesit po diskutojne që bashkepunimi të formalizohet duke synuar edhe përfshirjen e lojtarëve të akademisë si dhe zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta./SHKODRA-SPORT.COM/