Ka luajtur me te dyja skuadrat gjate karrieres se tij por vitet me Vllaznine i ka ende ne mendje. Kjo edhe sepse eshte altigoz me kete skuader ende edhe sot e kesaj dite.
Dritan Smajli ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ne pragndeshjen Tirana- Vllaznia teksa eshte shprehur se deshira e tij e vetme eshte qe Vllaznia ta fitoje kete ndeshje.
Ish- futbollisti lezhjan duke biseduar me gazetarin Andi Gjurgjej ka dhene edhe opinionin e tij ne lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e skuadrave per kete perballje.
-Jemi ne diten e ndeshjes klasike te futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Si e prisni kete ndeshje?
Nder vite kjo ka qene ndeshja e shumepritur nga opinioni sportiv. Si gjithmone mendoj qe do jete nje ndeshje e bukur nga te gjitha drejtimet. Ne kete kampionat eshte nga ato ndeshje qe vendos shume si per Vllaznine ashtu dhe per Tiranen. Nje ndeshje e gjitha per tu shijuar.
-Sipas jush cilin ekip shikoni me afer fitores?
Kemi te bejme me dy skuadra qe kane shume kualitet ne gjirin e tyre. Eshte e veshtire te parashikosh nje ndeshje te tille pasi i ka tre rezultatet brenda. Dua te fitoje Vllaznia pasi ne rast fitoreje eshte shume prane titullit.
-Tirana pret Vllaznine ne kryeqytet. Mendoni se faktori fushe do jete nje avantazh per kampionet ne fuqi?
Jo nuk mendoj qe do luaje shume rol faktori fushe. Kemi arritur ne ate nivel ne kampionatin tone qe sot mund te fitosh kudo dhe kjo fal dhe mbarevatjeve te ndeshjeve kudo ku luhet.
-Kjo ndeshje do mund te konsiderohet vetem si klasike apo dhe si ndeshja ku kalon titulli? Opinioni juaj?
Kjo eshte ndeshja me e rendesishme per te dy palet. Fjalen klasike nuk e heqim dot pasi keshtu ka qene, eshte dhe do jete sa te kete jete futbolli. Normalisht sot do kuptojme edhe se kush eshte me prane titullit ku shpresoj dhe besoj se do jete Vllaznia.
-Ke ekip shihni me ne presion te rezultatit?
Ndoshta Vllaznise mund ti lejohet dhe barazimi sot por kurrsesi humbja ndersa Tiranes i ben pune vetem fitorja dhe Vllaznia duhet te perfitoje nga presioni i rezultatit qe ka Tirana keshtu qe normalisht presioni anon me shume nga Tirana.
-Perballja me Vllaznine eshte treni i fundit per Tiranen dhe objektivat e saj?
Po patjeter e thashe dhe me lart qe Tiranes i ben pune vetem fitorja. Ne te kundert Tirana kete vit eshte e deshtuar nga gjitha anet. Mos te harrojme qe ka investuar duke paguar lojtar me nga 11 mije euro ne muaj qe luan shume pak dhe normalisht do quhet deshtim spektakolar ne qofte se nuk arrijne asgje.
-Mendoni se Vllaznia do ishte e kenaqur dhe me 1 pike nese 90 minuteshi i ndeshjes do sillte rezultat te barabarte?
Po e theksova dhe me lart qe Vllaznise mund ti lejohet dhe barazimi por jo humbja pasi do e komplikonte shume situaten per titull duke pare dhe kalendarin qe ka.
-Te dyja ekipet vijne pas fitoreve respektive javen qe lame pas. Mendoni se me formen e mire qe ato po kalojne pritet te dhurojne spektakel mes tyre?
Gjithmone kjo perballje ka dhuruar spektakel sido qe te jete situata jo me sot qe te dyja pretendojne titullin kampion. Spektakli eshte i garantuar. Per kete jam i bindur.
-Se fundmi nje parashikim nga ana juaj?
Parashikimi im i vetem eshte qe dua te fitoje Vllaznia. Lojtaret sot kane ndeshjen ku mund te hyjne ne historine e klubit me te madh ne Shqiperi. Ju them gjithe lojtareve qe sot duhet te japin gjithcka per gjithcka. Sot kane rastin te gezojne nje Shqiperi te tere.
Intervistoi: Andi Gjurgjej