Sezoni shume i mire qe sulmuesi i kombetares shqiptare Rei Manaj beri me ekipin e Sivasspor ka bere qe ai te jete ne qender te vemendjes nga shume klube te ndryshme europiane dhe jo vetem ne Turqi. Ai shkëlqeu me Sivasspor në sezonin e parë në Turqi, teksa në 33 ndeshje realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 asiste

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre eksluzive meson se se fundi ne skene kane dale edhe dy oferta shume te mira nga kampionati francez i futbollit. Dhe njeriu qe po merret me tratativat eshte nje emer i njohur. Behet fjale per ish- sulmuesin e Vllaznise, tashme nje menaxher me reputacion si Erkan Sulejmani.

Ne bashkepunim me menaxherin shkodran Ervis Domnori ato kane dite qe po merren me negociatat rreth Manajt. Gazeta meson se ekipet qe kane shfaqur interes jane te njohur ne futbollin francez dhe jo vetem ate.

Po ashtu, behet e ditur se klubi turk Sivasspor kerkon se pak 7-8 milione euro per ta lejuar tranferimin e ketij futbollisti. Ne ditet e ardhshme do te mesohet me shume ne lidhje me keto tratativa, por gjasat jane te medha qe 27 vjeçarin ta shohim ne sezonin e ri duke luajtur ne kampionatin francez te futbollit./www.shkodrasport.com/