Javen e ardhshme do te nis kampionati i kategorise Superiore ne futbollin shqiptar dhe nje jave para ketij starti, Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka publikuar emrin e fituesit te gares per te drejten televizive.
Por nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” nga burime prane ketij institucioni meson se fituesi i kesaj gare eshte disi “i papritur”. Themi keshtu sepse shumekush mund te kete menduar qe fitues mund te ishte Digitalb me platformen Superport, TIBO me Oversport serish, apo dhe Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH).
Ne fakt, sipas burimeve tona fitues eshte MCN TV. Ai ka bere oferten me te mire financiare nga te gjithe TV-te dhe platformat qe kane marre pjese ne kete tender. Ky televizion duket se ka hyre ethshem ne tregun e futbollit duke i kushtuar gjithnje e me shume vemendje atij. Fillimisht duke krijuar nje emision televiziv nga me te ndjekuri ne vend.
Me pas me fitimin e te drejtes televizive dhe transmetimin e ndeshjeve te Kupave te Europes te ekipeve tona pjesmarrese ne to dhe tashme duket se ka fituar edhe garen per ta transmetuar kampionatin shqiptar.
Kjo ne fakt do te ishte diçka shume pozitive sepse per momentin ai eshte pa pagese, por mbetet per t’u pare se si do te vije transmetimi ne shtepite e secilit prej nesh, ngaqe MCN TV ka vetem nje kanal deri me tani dhe padyshim qe do t’i duhet bashkepunimi me ndonje platforme per te realizuar kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/