Paraditen e sotme ne ambjentet e “Air Albania” eshte hedhur shorti i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise teksa goglat kane vene perballe Vllaznise ekipin e Egnatias, ndersa Teuta do te ndeshet me Tiranen.
Nga kampi durrsak nuk ka patur asnje perfaqesues ne hedhjen e shortit dhe per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka kerkuar t’i marre nje prononcim trajnerit te saj Edi Martini. Shkodrani i njohur dhe shume i suksesshem ne krye te durrsakeve, eshte shprehur keshtu ne lidhje me shortin:
“Nuk kisha ndonje preference per kundershtarin. Per mua, te tre skuadrat jane te forta. Une thjesht, nuk doja kurrsesi qe shorti te na perballte me Vllaznine qe ne gjysmefinale. Dy te tjerat, Tirana e Teuta ishin njelloj per ne.
Ne periudhen qe une drejtoj Teuten, kemi nje bilanc pozitiv me Tiranen te cilen e kemi mundur dy here, nderkohe qe me Egnatian kemi dy barazime. Pra, Teuta ka treguar se mund te perballet denjesisht me keto skuadra. Une shpresoj shume qe te kapim Europen permes Kupes”.
Ne fakt, Edi Martinit gjithe keto vite qe eshte ne drejtimin e durrsakeve, i ka ecur ndaj Tiranes me te cilen ka bilanc pozitiv. I pyetur ne lidhje me kete gje, tekniku shkodran pergjigjet: “Mendoj se eshte shpejt te flasim per ndeshjet me Tiranen. Kemi shume ndeshje ne kampionat deri atehere per te zhvilluar dhe duhet t’i fitojme njehere ato”.
Gjergj KOLA