E prisnin ne Shkoder per te firmosur per Vllaznine, por gjerat moren rrjedhe tjeter shume shpejt dhe nje oferte nga Turqia e beri te mos hezitonte dhe te hidhte firme atje.

Mesfushori shkodran Edon Hasani ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka dhene edhe arsyet pse zgjodhi Turqine, nderkohe qe e ka pranuar se ka qene ne kontakt me drejtuesit e Vllaznise per t’u rikthyer ne Shkoder.

Njekohesisht Hasani ka dashur qe permes kesaj interviste edhe te thote dy fjale per tifozet shkodrane me te cilet ne fakt raportet nuk i ka te mira, si rrjedhoje edhe e keqinterpretimit te nje deklarate te tij per kalane e Tiranes dhe pedonalen e Shkodres.

Ndiqni me poshte intervisten e mesfushorit shkodran dhene per “Shkodra Sport”:

1. Edon, përse bëtë këtë zgjedhje për të vijuar karrierën tuaj në Turqi?

Kishte ardhur momenti qe te provoja nji aventur te re jashte vendit sepse tani jam 28 vjeç dhe kjo ishte mundesia ime. Kisha dhe te tjera opsione jasht Shqiperise por vendosa te shkoja ne Turqi pasi u binda nga shume arsye. Interesimi i klubit ishte konkret dhe kam disa shoke qe e njihnin skuadren dhe kisha marr fjale te mira prej tyre. Shpresoj qe gjithçka te shkoje mire pasi mund ta konsideroj si nje kontrate shume trendesishme per mua.

2. Para se të vendosnit për në Turqi, u përfol se mund të riktheheshit tek Vllaznia. Patët ofertë prej saj?

Ne futboll te gjithe mundohemi te jemi profesioniste dhe te bejme zgjedhjet e duhura, po kur vjen puna tek Vllaznia nuk esht e thjeshte sepse eshte ekipi ku jam rritur dhe kam hedh hapat e pare e jam formuar si futbollist.

Vllaznia eshte emer i madh i futbollit shqiptar dhe jo vetem une por gati te gjithe shkodranet kane nje tjeter emocion te veçante kur flitet per Vllaznine. Jam rritur ne rruget e Shkodres, kemi luajtur me top rrugicave te qytetit kur ishim femije me shume prej futbollistave qe sot luajne ne superiore po dhe ne Europe dhe kam emocion çdo here qe ndodhem ne ate qytet te mrekullushem. Normalisht qe Vllaznia ze nje vend te rendesishem ne zemren teme.

Kam pas kontakt me drejtusit, kam fol me to, por transferimi ne Turqi ndodhi shume shpejt.

3. Ju e dëshironit një rikthim sërish tek Vllaznia?

Te ardhmes nuk i dihet asnjehere. Deshira ime eshte te rikthehem nje dite prap ne Shkoder, te jap maksiumin per ekipin ku jam rrit e pse jo ta mbyll me futbollin e luajtur aty ku e nisa. Ne qytetin tim, tek skuadra ku e them prape, kam hedh hapat e para e arrita ketu ku jam sot.

4. Raportet me tifozët shkodranë në fakt duket se nuk i keni të mira. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Meqe e permendet, po gjej mundesine te sqaroj situaten pasi është keqkuptuar nga shumekush. Ka qene nje situate qe kam dhene nje deklarate direkte duke bere nje krahasim mes Shkodres dhe Tiranes, por jo te gjithe e kane ndjek e shumekush ka abuzuar duke e keqinterpretuar e duke e nxjerr nga konteksti. Shqiperia ka shume qytete te bukura dhe jo Hasani po askush nuk mund ta vere ne diskutim qe Pedonalja e Shkodres esht nje mga mrekullite e Shqiperis dhe padyshim nje nga vendet me terheqese qe ka terhequr gjithmone vemendjen e turisteve. Une i respektoj shume tifozat e Vllaznise sepse familja ime eshte tifoze me Vllaznine, une vete jam tifoz i Vllaznise, e krejt miqte e mi e shoket jane rritur ne shkallet e stadiumit duke mbeshtet ngjyrat kuqeblu. I kam mirekuptuar dhe tifozet qe kanale reaguar keq pasi jo gjithçka e kane ditur, une gezoj respektin maksimal per Shkodren dhe krejt shkodranet sepse e di sa shume e duan ekipin e tyre te zemres. Kur jam larguar nga Vllaznia jam munduar t’i ndihmoj me sa mundem duke hequr dore dhe nga detyrimet qe me kishte klubi, pasi e dija mire situaten ku ishte ekipi.

5. A ke një mesazh për tifozët shkodranë?

Une uroj me gjithe zemer qe sa me pare te jete e mundur te gezojne titullin kampion e ta shohin ekipin e zemres ne majen e futbollit shqiptar sepse e meritojne. Te gjithe e dine se sa shume e duan futbollin ne Shkoder e shpresoj qe sa me pare ta shohim skuadren pretendente sepse e di mire se shkallet do jenë plot.

www.shkodrasport.com