Vllaznia ka bere disa levizje ne merkaton e ketij sezoni dhe perpos kontratave me Latifin e Gjurgjeviç qe mendohet te jene mbase me te goditurat, po vleresohet shume edhe per firmosjen me mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.

24 vjeçari ka patur nje karriere jo ne nivele te larta ndoshta deri me tani, por duket se ka shume potencial ne kembet e tij. Tifozet kane filluar ta pelqejne shpejt per menyren e te luajturit dhe asistet e shkelqyera qe jep.

Heriç ka disa dite qe eshte ne Shkoder dhe eshte ambjentuar mjaft mire me ekipin por edhe me qytetin. Ai ka dhene mbremjen e sotme nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” teksa ka folur per arsyen pse ka zgjedhur kete skuader per te vazhduar karrieren e tij, por edhe per shume gjera te tjera. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Elvedin, cila eshte arsyeja qe zgjodhet Vllaznine per te vazhduar karrieren tuaj?

Unë kisha disa oferta në tavolinë, por oferta e Vllaznisë ishte e mirë dhe më pëlqeu vizioni i klubit.


– Kush jua sugjeroi këtë skuadër?

Menaxheri im ka qenë prej disa ditësh në kontakt me klubin dhe në fund u arrit akordi.

– Cilat jane pershtypjet tuaja te para per Shkodren dhe Vllaznine?

Të gjithë janë të sjellshëm dhe shumë mikpritës, mund të them që më pritën bukur. Dhe dua të falënderoj të gjithë në klub.


– Ju keni luajtur më parë në Bosnjë, Slloveni dhe Austri. Cilat janë përshtypjet tuaja të para për nivelin e futbollit në Shqipëri?

Kur bëhet fjalë për cilësinë e futbollit, Superliga Shqiptare nuk mbetet pas ligave në të cilat kam luajtur. Vllaznia është një klub që mund të them se është evropian. Gjithçka ketu është në një nivel të lartë dhe profesional.


– Përshtypjet e para të tifozëve për ju janë shumë pozitive. A keni ndonjë premtim për ta?

Jam i kënaqur që lashë një përshtypje të mirë te fansat. Do të bëj çmos në çdo seancë stërvitore dhe lojë, dhe pastaj rezultati do të vijë. Shpresoj t’i bëjmë ata të lumtur në fund të sezonit.


– Mendoni se Vllaznia do të arrijë të jetë mes ekipeve pretendente në sezonin e ri?

Vllaznia është padyshim një nga ekipet më të forta në Superligë, dhe ne kemi pritshmëri të mëdha. Shpresoj që të arrijmë qëllimet tona./SHKODRA-SPORT.COM/