Diten e djeshme tema e dites ne media ka qene largimi i trajnerit te Kukesit De Longo. Ndonese vete presidenti Gjici e mohoi kete gje, menyra si u largua trajneri italian dhe pershendetja me tifozet, lane te kuptohet se ai mund te mos kthehet me.
Si rrjedhoje burime prane klubit kukesian bene te ditur per “Shkodra Sport” se drejtuesit kane filluar te mendojne edhe per zevendesuesin e tij ne rast se De Longo nuk do te kthehej me.
Emri qe ka qarkulluar me se shumti ne klub ka qene ai i ish- trajnerit te Vllaznise Mirsad Jonuz. Por ne fakt, vete ai duket se nuk ka aspak dijeni per kete teme.
I kontaktuar nga “Shkodra Sport” tekniku maqedonas eshte shprehur: “Deri me tani nuk kam asnje kontakt apo informacion, por thjesht se çfare kam lexuar ne media”.
I pyetur nderkohe nese e mirepriste nje rikthim ne kampionatin shqiptar, Jonuz ka deklaruar: “Qe prej disa muajsh jam pa ekip dhe sigurisht qe do ta mireprisja nje rikthim ne kampionatin shqiptar, por siç e thashe, deri me tani nuk kam asnje sinjal nga ndonje ekip”./SHKODRA-SPORT.COM/