Vllaznia me fitoren e sotme ne Kruje eshte rikthyer aty ku duhet, ne krye te renditjes. Shkodranet jane te entuziasmuar nga kjo gje dhe padyshim qe vazhdojne te enderrojne per titullin kampion.
Megjithate ata e kane te qarte se do te jete e veshtire. Kjo eshte per shkak te aleancave dhe shume gjerave te tjera. Ish- futbollisti i Vllaznise Erjon Hoti ne nje interviste per “Shkodra Sport” ka leshuar akuzen se “ekipet e tjera e konsiderojne ate si ekip serb”. Megjithate ai eshte shprehur se skuadra duhet te vazhdoje te beje mire dhe te shpresoje deri ne fund per titullin kampion.
– Vllaznia arriti te fitoje sot me Kastriotin ne ndeshjen e cila u vendos ne minuten e 92-te te ku dhe i’a doli te kthehej serish tek fitorja. Opinioni juaj?
Te them te drejten sot te gjithe prisnim kthesen e Vllaznise mbas shume rezultatesh negative dhe mbas atij gjesti te bukur qe bene drejtuesit dhe futbollistet e Vllaznise qe rikthyen trajnerin Brdariç. Kjo ndeshje me shume ishte edhe si dhurate per trajnerin por mendoj edhe si kthese per te vazhduar me rezultate pozitive.
– Pse Vllaznia po arrin te shenoje vetem ne fundin e lojes ? Mendoni se ka nje lloj ngerci tek ekipi?
Persa i perket shenimit te golave ne fund kjo eshte nje gje e mire per ekipin sepse beson deri ne sekonden e fundit, por mua me shqeteson fakti pse nuk shenojme shume dhe arsyeja e kesaj eshte se Vllaznia e ketij sezoni nuk ka nje sulmues tipik goli. Krijojme raste, e dergojme topin deri ne afersi te zones dhe aty gabojme shume.
Ndersa si ngerç po kalojme ne pergjithesi si ekip, as une nuk po arrij te kuptoj ose ky ekip nuk po arrin te qarkulloje aq bukur topin sic beri ne dy fazat e para ndoshta lodhja fizike dhe ngarkesa e ndeshjeve, por edhe ekipet tjera jane zgjuar edhe na ruhen me shume.
– Vllaznia fitoi me rezultat minimal. Sipas jush, kjo perben rrezik per Vllaznine dhe a mendoni se ky ekip duhet te shenoje me teper?
Fitoret me rezultat minimal jane te mira kur mbyllen ashtu sepse 3 pike na japin si me nje gol si me shume gola por ndeshja e nje jave me pare me Bylisin na dha nje mesim te mire qe me rezultatin 1-0 asgje nuk eshte e sigurte dhe normalisht kur ndeshja eshte duke u fituar me nje gol duhet te jemi shume vigjilent dhe shume te kujdesshem dhe pse jo te tentojme ta thellojme rezultatin qe te jemi me te qete.
– Rezultatin e ndeshjes e vendosi serish vlonjati Ardit Hoxhaj qe aktualisht eshte shenuesi me i mire i ekipit. Besoni se ai do mund t’a mbaje peshen e sulmit te Vllaznise deri ne fund te kampionatit?
Ndeshjet dhe golat e tij po vertetojne se ai ne momente te vecanta po behet shpetimtari i Vllaznise aq me teper ne sekondat e fundit por mendoj qe peshen e sulmit duhet t’a mbante Dilaver i cili nuk po e ben nje gje te tille, po ashtu as Cisse nuk duket lojtare me nivel te larte dhe dashje padashje kjo gje i ka mbetur ne dore Arditit qe duhet pergezuar per golat e tij.
– Mendoni se fitorja e sotme do jete ogur i mire per Vllaznine ne ndeshjet e ardhshme?
Fitorja e sotme shpresoj te kete kthyer besimin dhe optimizmin tek ekipi dhe dua te kujtoj nje rast kur nje situate te tille e kam kaluar edhe une si futbollist kur trajner kishim Mirel Josen edhe mbas disa rezultateve negative u shkarkua trajneri dhe ne mbledhjen qe u be per situaten ne te gjithe futbollistet morem pergjegjesite tona dhe e rikthyem profesor Mirelin dhe nga ai moment fituam 6 ndeshjet e radhes qe na kishin mbetur. Shpresoj te perseritet serish kjo situate.
– Cfare duhet te permiresoje trajneri Brdaric ne vazhdim dhe cfare i keshilloni atij si ish-lojtar i ketij ekipi?
Se cfare mund te permiresoje Brdaric ai e di me mire se cdo kush tjeter pasi e njeh me mire se te gjithe ne skuadren, por keshilla ime si nje ish futbollist do ishte qe duke pare formen jo te mire te sulmuesit Dilaver e Cisse do ishte mire qe te hidhen syte tek te rinjte. Jam shume i sigurte se do bejne me shume se keto te dy dhe per kete jap garanci 100% sepse i njoh mire disa nga ekipe U19, nuk po permend emra sepse edhe Brdaric e stafi e dijne mire se kush jane ato.
– Ne kendveshtrimin tuaj, Vllaznia e ka forcen dhe potencialin te kete sukses ne kampionat dhe kupe?
Persa i perket forces dhe potencialit te saj, Vllaznise per te patur sukses ne te dy kompeticionet une mendoj se do jete e veshtire duke pare edhe grupin e lojtarrve qe ka. Per mendimin tim, Vllaznia ka thyer cdo parashikim te cdo specialisti deri ne kete moment. Cilin do specialist te pyesnim ne fillim te sezonit a do ishte Vllaznia ne keto pozita qe eshte sot asnjeri nuk do e besonte dhe parashikonte.
Edhe une vete kam parashikuar se jemi nje ekip per vendin 5-6. Por shpresoj qe te vazhdojme me rezultate pozitive dhe deshira eshte e madhe qe te rikthejme titullin kampion ne Shkoder edhe pse do jete teper e veshtire sepse e veshtira e dyfishte e kesaj gjeje eshte se ne nuk kemi as aleanca me ekipet e tjera dhe na shohin si nje ekip serb. Uroj me zemer qe Vllaznia te fitoj titullin kampion dhe keto djem duhet te besojne deri ne fund.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ