Diten e djeshme eshte zyrtarizuar largimi i mesfushorit shkodran Erjon Vucaj nga ekipi i Drites se Gjilanit dhe ne mediat shqiptare menjehere ka qarkulluar lajmi se tashme lojtari do te rikthehej ne Superiore.
Madje, eshte diskutuar edhe mundesia e firmosjes se tij tek Vllaznia dhe kjo u be edhe fakt i kryer, por ne fakt ne kete mes nuk ka asgje te vertete sepse planet e lojtarit jane per ne nje ekip tjeter.
Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive ka mesuar edhe emrin e ekipit me te cilin ai do te firmose diten e sotme, por per arsye etike deri ne momentin e prezantimit, nuk do ta beje te ditur ate.
Ajo qe mund te themi eshte se Vucaj nuk do te firmose me asnje ekip te Superliges shqiptare, por me nje ekip te vendeve te Rajonit. Detajet e marreveshjes jane mbyllur dhe shkodrani 31 vjeçar do te jete pjese e tij per 1 vit e gjysem.
Firma ne kontrate dhe prezantimi pritet te behen gjate dites se sotme dhe ne kete menyre mbyllen hamendesimet se Erjon Vucaj do te rikthehet te Vllaznia apo ne Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/