Vllaznia mund ta siguroje Europen edhe nga kampionati. I ketij mendimi eshte nje nga njerezit qe e njeh mire kampionatin shqiptar, por edhe Vllaznine, ngaqe e ka drejtuar me pare, pikerisht trajneri Ernest Gjoka.
Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, Gjoka ka vleresuar se tepermi rolin e trajnerit Elvis Plori ne kete skuader, teksa tha se ai do ia arrije te plotesoje objektivat, qe kane ngelur.
Ish-trajneri i shkodraneve u shpreh se tashme per Vllaznine eshte e rendesishme te rikuperoje pike sa me shume deri nga fundi i kampionatit, ndersa theksoi se kuqeblute kane pasur shume ulje-ngritje ne kete kampionat.
“Personalisht, mendoj qe ne keto momente, rendesi ka te fitosh ndeshjet, edhe pse jo me loje te bukur, sepse tashme per Vllaznine eshte e rendesishme te rikuperoje piket dhe mendoj qe kete e arriti, edhe pse pa loje te bukur.
Une mendoj qe Vllaznia ka pasur shume ulje dhe ngritje ne kete kampionat, edhe pse te gjithe mendonin qe, Vllaznia do te ishte nje nga skuadrat per titull, duke pasur parasysh edhe kampionatin e kaluar, por nuk arriti te mbante ritmin e duhur per titull.
Mendoj qe ndryshimi i trajnerit Brdaric erdhi ne momentin qe Vllaznia ishte shume pike larg nga vendi i pare dhe dicka nuk po funksiononte ne skuader dhe sigurisht qe, kur pritshmerite jane shume te larta dhe trajneri del nga keto objetiva, atehere pergjegjesite i mban trajneri.
Kurse Plori eshte nje trajner, qe per hir te ngjyrave te skuadres dhe te qytetit, edhe pse nuk eshte nje trajner i dyte e pranoi ate post dhe mendoj qe ai e meriton ate pozicion dhe une kam besim qe ai do t’ia dale te arrije objektivat qe kane ngelur tashme, sepse per mua ai ka bagazhin e duhur per te udhehequr Vllaznine.
Finalet jane gjithmone te veshtira, sepse duan shume qetesi dhe entuziasem per t’u pergatitur, por pervec kesaj, mos harroni qe Laci eshte nje nga skuadrat cilesore te Superiores dhe mendoj qe do te jete nje ndeshje e veshtire dhe fiton ajo skuader, qe do te jete me e qete ne interpretimin e lojes.
Edhe vjet, Vllaznia ishte nente pike para dhe nuk arriti te manaxhonte deri ne fund kete avantazh dhe nuk arriti te merrte kampionatin, edhe pse beri nje futboll te pelqyeshem per gjate gjithe vitit, por ndoshta nuk kishte pjekurine e duhur te merrte kampionatin, por sivjet kam menduar qe mund ta bente kete gje.
Mundesite jane qe Vllaznia ta siguroje Europen edhe nga kampionati. Une kam besim qe mund ta arrije. Tashme, Vllaznia ka nje president ambicioz si z. Xhaferi dhe mendoj qe, e ardhmja eshte e sigurt per kete ekip, qe do te jete gjithe kohen skuader e elites se futbollit tone.
Une ne Shkoder, kam kaluar nje stres te jashtezakonshem nga disa njerez, qe nuk e donin ekipin te bente mire dhe me minuan cdo gje me shume presione, poshtersi dhe te gjithe ate fature per keq e mbajta une persiper, por gjithsesi ajo ka kaluar tashme. I uroj vetem suksese Vllaznise”,-mbylli prononcimin e tij, ish-trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka.
Maringlen ZHIVANI