Te Vllaznia jane te fokusuar maksimalisht tek mbyllja si duhet e ketij sezoni, por natyrisht qe tashme çdo dite e me shume kane filluar te degjohen edhe zerat e merkatos e cila po afron.

Keshtu pas Ardit Krymit, skuadra kuqeblu mund te humbase nje tjeter lojtar shkodran. Keshtu, behet fjale per mbrojtesin e majte Esin Hakaj.

Mbrojtesi shihet gjithnje e me larg kuqebluve. Sipas burimeve te “Shkodra Sport”, shanset qe ai te rinovoje jane shume te pakta.

Lojtari me shume mundesi pret te mbyllet sezoni dhe te largohet nga Vllaznia. Ai ka pak shanse te qendroje, por nuk eshte thene fjala e fundit, teksa ne mes ka edhe nje interesim konkret nga ana e Partizanit.

Megjithate vete Hakaj deshiron te provoje nje mundesi jashte vendit, per te bere realitet ate qe se realizoi dot veren e shkuar kur ishte shume prane kalimit ne Turqi.
Maringlen ZHIVANI