E ndjek gjithmone Vllaznine, skuadren e tij te zemres Kur luan jashte kuptohet nga ekrani i televizionit, nderkohe qe nuk mungon asnjehere kur ajo luan ne “Loro Boriçi” dhe eshte i vendosur ne tribunen VIP bashke me veteranet e tjere te futbollit shkodran, fale aboneve te mundesuara nga vete klubi.

E kemi fjalen per specialistin e futbollit Fatmir Paçrami. Ai ka dhene nje prononcim per “Shkodra Sport” eshte ndalur fillimisht tek ecuria me oshilacione e kuqebluve ne kete fillim kampionat.

“Starti nuk ka qene krejtesisht ai i duhuri. Ka fituar ndaj Kukesit e Tiranes, por eshte mundur nga Erzeni dhe Egnatia dhe kjo nuk eshte shume normale, megjithate eshte vetem fillimi i kampionatit.

Besoj se Vllaznia me atë grup që ka, do të ecë. Kam përshtypjen se do të bëhet një kampionat shumë i fortë.Te gjithe mundesite i ka per ta bere kete gje dhe po ashtu ka edhe mbeshtetjen e madhe te tifozeve te saj. Por ajo qe po me kenaq kete vit eshte nje faktor tjeter.

Kam besim te Josa, pasi po afron 100% elementin e ri duke i dhënë minuta dhe besoj që do t’i japë minuta edhe më tepër në ndeshjet tjera”.

Mendoj se ai ka besim të fortë te lojarët e akademisë së Vllaznisë. Për mendimin tim duhet të jenë më shumë shkodranë në ekip, pasi i vret më shumë ndërgjegja kur humbasin”- eshte shprehur Paçrami.

Nje fund nje pyetje se ku e sheh ai Vllaznine ne fundin e kampionatit dhe pergjigja e ish- sulmuesit te njohur dhe njekohesisht trajnerit te shkelqyer te moshave eshte kjo: “Të gjithë kemi dëshirë ta shohim Vllazninë kampione, por besoj se është një pretendente e fortë për kampionat dhe kupë”./SHKODRA-SPORT.COM/