Ne karrieren e tij ka arritur majat duke luajtur me ekipe shume te mira me te cilat ka fituar edhe trofe. E kemi fjalen per ish- portierin italian Franco Superchi. Ai ka pranuar te flase ekskluzivisht per “Shkodra Sport me gazetarin sportin Engjell Gjolaj ku ka folur per karrieren e tij por edhe per Shqiperine.
Superchi ka lindur me 1 shtator 1944 ne Allumiere, province e Romes dhe ne vitet 1963-65 ka luajtur me ekipin Tevere Roma, me pas me Fiorentinen per 11 vite me rradhe, 1965-76, me vone ka kaluar tek Verona ne sezonet 1976-80, per te vijuar me Romen ne vitet 1980-83 dhe per ta mbyllur karrieren me Civita Vecchia.
Ka zhvilluar ne total 126 ndeshje ne Seria A nderkohe qe pas lenies se karrieres si futbollist, ka punuar edhe si trajner teksa ka stervitur edhe futbolliste si Totti.
Superchi ka arritur te luaje deri me kombetaren U23 te Italise nderkohe qe ne vitin 1983 ka qene zevendes i Tanchredit tek Roma dhe eshte shpallur kampion i Italise me kete skuader. Ka luajtur perkrah emrave te tille te medhenj si Falkao, Renato etj. Per me shume ndiqni intervisten e tij dhene per gazeten tone:
-z. Franco si e kaluat kete periudhen e pandemise?
– Ishte nje situate qe s’e kishim provuar kurre me pare. Megjithate u mbyllem ne shtepi duke zbatuar rregullat e pandemise, duke pare TV e duke luajtur me nipat e mbesat ne lulishte, por gjithmone duke ruajtur distancen.
– A mendoni se kampionati italian i Seria A duhet te rifilloje per te luajtur ndeshjet e mbetura?
– Une mendoj se kampionati duhet te vazhdoje dhe te perfundoje ne fushe, per te zbatuar rregullat e Federates Italiane te Futbollit.
– Tek Roma jane ne pritje te ndryshimit te presidentit te klubit. Do ndikoje per mire ky ndryshim?
– Patjeter qe do te kete ndryshime dhe besoj ne te mire te klubit sepse presidenti Pallotta ka shituar lojtaret me te mire qe kishte Roma si Alison, Salah etj. Me Pallotten nuk fituam asnje trofe dhe besoj se presidenti i ri nuk do te beje te njejten gje. Jam i bindur se ai do te punoje per ndertimin e stadiumit te ri dhe kjo gje do te influencoje ne ekonomine e klubit.
– Cili eshte mendimi juaj per Zaniolo?
– Ai eshte nje talent i vertete. Pati nje traume, por besoj se po rikuperohet dhe do te vije serish ne formen e duhur. Do te jete nje lojtar i rendesishem si per Romen ashtu edhe per kombetaren italiane. Eshte pak shpejt per te percaktuar megjithate forcen dhe rezultatet qe ai do te arrije ne karrieren e tij.
– Çfare i duhet Romes per te fituar?
– Duhen lojtare me eksperience dhe nuk duhet te shiten lojtaret me pervoje siç eshte vepruar deri tani.
– Si portier me eksperience, a mendoni se Roma e ka zgjidhur problemin e portes?
– Personalisht nuk me jep shume garanci Lopez.
– Po braziliani Fozata qe ben portierin e trete, ju bind?
– Nuk e njoh te them te drejten pasi ai nuk ka bere asnje ndeshje me Romen, por di qe eshte thirrur me ekipin kombetar te Brazilit.
– A do kishit deshire te shikoni ndonje ndeshje ne stadiumet e Shqiperise?
– Patjeter qe me pelqen te shoh shume futboll dhe ne shume vende te botes. Po jua them me shume sinqeritet, do kisha dashur te shikoje nje ndeshje te Vllaznise se Shkodres ne stadiumin e saj, skuadres me te vjeter te futbollit shqiptar. Kjo edhe ngaqe ne stadiumin e saj luajti edhe Italia ndaj Shqiperise.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ