Per te dytin sezon eshte pjese e Lokomotives se Zagrebit por ky i sivjetmi do te mbetet me shume siguri gjate ne kujdesen e tij. E kemi fjalen per futbollistin nga Kopliku i Malesise se Madhe Enis Çokaj.

Ai eshte shnderruar jo vetem ne titullar te padiskutueshem per Lokomotiven e Zagrebit por po shfaqet edhe si golashenues, ndonese luan ne rolin e mesfushorit me tipare mbrojtese.

Dy dite me pare 20 vjeçari shqiptar shenoi edhe ne ndeshjen e kupes duke ndihmuar ekipin e tij te kualifikohet per ne turin tjeter te ketij kompeticioni. Ky ka qene goli i dyte i Çokajt per kete sezon sepse me pare kishte shenuar edhe ne nje ndeshje kampionati.

I kontaktuar nga “Shkodra Sport”, Çokaj eshte shprehur shume i lumtur per menyren si po i shkojne gjerat ne Kroaci dhe per kete arsye eshte shprehur: “Jam shume i lumtur per menyren si po me shkojne gjerat.

Po luaj rregullisht, madje edhe po shenoj dhe te them te drejten nuk e kisha menduar se do te me shkonte kaq mire ky sezon. Megjithate kjo me ka bere te kuptoj me se miri se me pune e perkushtim mund te arrij çdo gje”.

Sipas informacioneve qe mesojme, per Çokajn kane nisur interesime nga skuadra te ndryshme brenda dhe jashte Kroacise, por futbollisti i kombetares U21 te Shqiperise nuk e ka shume mendjen tek to.

Per “Shkodra Sport” i pyetur ne lidhje me keto zera, futbollisti koplikas do t’i pergjigjej: “Di te them se une kam kontrate me Lokomotiven e Zagrebit deri ne vitin 2022 dhe jam i perkushtuar maksimalisht per te bere me te miren per te.

Se çfare ndodh me keto gjerat e tjera, perfshi ketu edhe merkaton, te them te drejten nuk e kam shume mendjen dhe jam i fokusuar maksimalisht tek ekipi aktual, me te cilin deshirojme te mbyllim kete sezon ne menyren me te mire te mundshme”.
www.shkodrasport.com