Tashme eshte bere fakt i kryer qe ndeshja e javes se 12-te te Superliges, ajo ne mes Vllaznise dhe Tiranes nuk do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” sipas kalendarit, por me kompromisin e te dy ekipeve do te spostohet ne Tirane dhe me pas sfidaT e fazes se trete dhe te katert ne mes ketyre ekipeve do te luhen ne Shkoder.
Normalisht qe tifozeve shkodrane nuk u ka pelqyer ky spostim sepse sipas tyre, nese do te luhej ne “Loro Boriçi’ shanset per t’i mundur bardheblute dhe per t’i marre kreun e renditjes do te ishin me te medha, por ja qe kjo nuk mund te behet.
Por nderkohe mesohet se Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit, ne bashkepunim me kompanine qe transmeton ndeshjet e Superliges shqiptare dhe Klubin Tirana kane caktuar edhe daten, oren dhe vendin se ku do te luhet ky takim.
“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se ndeshja Vllaznia- Tirana do te luhet te shtunen e ardhshme me date 12 nentor ne ora 13.00 ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.
Pavaresisht se do te luhet atje, tifozet shkodrane eshte e sigurte qe nuk do te mungojne per te mbeshtetur skuadren e tyre ne kerkim te nje rezultati pozitiv qe do t’i linte ata afer kreut te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/