Ndeshja Vllaznia- Dinamo e cila do te luhet neser ne ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet një nga më të rëndësishmet e javës së 16-të të “Abissnet Superiore”. Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje, por sigurisht që shkodranët duken më të motivuar.
Sakaq, edhe Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit e ka vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe si rrjedhojë ka caktuar një nga arbitrat më të mirë për ta drejtuar atë. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se bëhet fjalë për ndërkombëtarin Enea Jorgji.
Elbasanasi do të vendosë drejtësi në këtë takim ndërkohë që asistentë të tij do të jenë tiranasi Denis Rexha dhe lezhjani Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë durrsaku Florian Lata.
Ndërkohë në sistemin VAR do të jetë durrsaku tjetër Klodian Shahini ndërsa në AVAR do të jetë elbasanasi Astrit Mahmuti. Vëzhgues i arbitrave do të jetë tiranasi Plarent Kotherja ndërsa delegat i Federatës për këtë takim Andi Zëre.
FATOS LAMAJ