Futbollisti i Vllaznisë, Geralb Smajli ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-21 e Shqipërisë. Në ndeshjet e rradhës që, Shpresat do të kenë, është ftuar edhe mbrojtësi shkodran dhe shumë shpejt, ai do të vendoset në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.
Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga burime të “Shkodra Sport” pranë klubit shkodran dhe Smajlit, teksa kjo nuk do të jetë hera e parë që mbrojtësi do të grumbullohet me Kombëtaren e U-21.
Smajli duket se ka rënë në sy të stafit të ekipeve kombëtare në ndeshjet e tij me Vllazninë, por edhe herë pas here edhe në grumbullimet me Kombëtaren U-21 dhe U-19 dhe si rrjedhojë, tashmë është thirrur sërish me Kombëtaren Shpresa që drejtohet nga trajneri Alban Bushi.
Padyshim qe kjo gje do ta motivoje edhe me shume mbrojtesin shkodran per te treguar vlerat e tij dhe ne kete menyre duket se kemi te bejme me nje futbollist i cili po fitohet gradualisht.
Maringlen ZHIVANI