Vllaznia është skuadra e parë e krijuar në Shqipëri, këtu e 102 vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe është shndërruar në një simbol jo vetëm të Shkodrës. Një emër me të cilën janë krenuar jo vetëm shkodranët, por edhe gjithë veriorët të cilët shikonin tek ajo pasionin e madh për sportin.
Por në fakt, për Vllazninë bëjnë tifo edhe të tjerë jashtë kufirit aktual të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ka qenë Qeqa Krelani gazetarja e njohur sportive kosovare, ajo që për “Shkodra Sport” na ka zbuluar se bashkë me familjen e saj, janë shumë të lidhur me Vllazninë dhe bëjnë tifo pareshtuar për këtë skuadër.
Qeqa është një gazetaret më të njohura dhe më të komentuara në Kosovë, por ndërkohë ka lidhje e njohje të shumta edhe për sportin dhe futbollin në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë, ajo ka bërë të ditur edhe arsyen pse bëjnë tifo për Vllazninë dhe njëkohësisht ka dhënë mendime edhe për ecurinë e saj. Për më shumë, lexoni intervistën e saj dhënë për “Shkodra Sport”
– Qeqa, a është e vërtetë që ju jeni tifoze e Vllaznisë?
Po, kjo është e vërtetë.
– Cila është arsyeja që keni zgjedhur të bëni tifo për këtë skuadër?
Sepse une jam nga Gjakova. Dhe ne ngjasojme ne çdo aspekt me Shkodren. E kemi edhe afer. Nuk ka vere qe nuk vij ne Velipoje apo dhe ne Shkoder. Eshte sikur shtepia ime e dyte. Prandaj kam lidhshmeri dhe me Vllaznine.
– Vetem ti ne familjen tende apo dhe te tjeret?
Krejt familja jemi tifoze me Vllaznine. Babin e kam pas futbollist me profesion. Ka luajtur miqesore shpesh ne Shqiperi. Idhulli im eshte Astrit Hafizi
– I ndiqni ndeshjet e Vllaznise?
Po normal kur mundem, por e kam pak te veshtire sepse gjate fundjavave jam e angazhuar edhe me ndeshjet e Superliges se Kosoves.
– Çfare te pelqen me shume nga ky emer, kjo skuader?
Me pelqen shpirti luftarak qe kane. Atdhetarizmin e shprehin shume ne loje. Po ashtu jane skuader me shume energji. Konceptin e lojes e kane ndryshe nga te tjeret. Vllaznia e di qe ne futboll ose duhet te luash bukur ose te fitosh. Shpesh te dyja nuk shkojne bashke. Por te Vllaznia po. Kuptohet qe keto jane veç mendimet e mia.
– Ke ndonje lojtar qe pelqen me se shumti te Vllaznia?
Per mu ma i miri ka qene Herald Marku. Si futbollist kuptohet. Kur iku tek Partizani, shume keq thashe. Mbas Markut, favoriti im eshte Mevlan Adili.
– Ju vjen keq qe Vllaznia nuk u shpall kampione sezonin e kaluar?
Normal. Te gjithe menduam qe po e fiton ate kampionat. Me kujtohet nje barcolete me Osman Mulen. Pyeste gazetaret: “Ore me te vertete Vllaznia po shpallet kampion”? Gazetaret u pergjigjen: “Na thuaj ti, kush e fiton festivalin, te themi ne kush e fiton kampionatin”. Me rendesi eshte qe ajo ne fund fitoi Kupen dhe po ashtu arriti te kape Evropen.
– Mendon se ka shanse te shpallet kampione kete sezon?
Prape renditet te “top 4” skuadrat me te mire. Per mua personalisht ka gjasa, por me shume e ndjej si deshire sesa si mundesi.
– Kur do te vish per ta ndjekur Vllaznine nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”?
Uroj sa ma shpejt. Per shkak te kampionatit kosovar nuk kam hapesire, por ne momentin me te pare qe do me krijohet mundesia, do jem ne stadium per te pare e mbeshtetur Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/