U demtua ne ndeshjen finale te Superkupes ndaj Teutes dhe duke qene se ky ishte nje problem i meparshem, mjeket i kane rekomanduar nje pushim me te gjate ne menyre qe problemet te kalojne njehere e mire.

E kemi fjalen per sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjeviç. Ai vete e ka pranuar ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” se nuk do te jete i gatshem per sfiden e pare te kampionatit, por gjithsesi shpresat jane qe te luaje ne te dyten, ate ndaj Teutes.

“Tani jam më mirë, për fat të mirë nuk ishte një problem i madh me demtimin tim. Ate e kisha qe para ndeshjes së Superkupës dhe luajta me të, por në konsultim me mjekët vendosëm që është e nevojshme të marr një frenim të shkurtër stërvitjesh në mënyrë që muskuli im të mund shërohet plotësisht.

Unë tashmë kam filluar te stërvitem me vrapime të lehta. Do te bej edhe nje konsulte tjeter me mjeket dhe pas një kontrolli tjetër te mjeket shpresoj se mund të filloj me stërvitje normale me ekipin dhe se do të jem 100% gati për Teutën fundjavën e ardhshme”- eshte shprehur fillimisht Djurdjeviç.

Sulmuesi i ardhur kete vere te Vllaznia u shfaq menjehere protagonist me te duke shenuar dy nga tre golat e fitores se kualifikimit ndaj Shiroki Brijeg ne turin e pare te “Conference League”. Por qe prej atij momenti ne skuader kane ardhur edhe sulmues te tjere dhe sigurisht qe secili deshiron te luaje.

I pyetur nga “Shkodra Sport” nese ka frike nga konkurrenca, Djurdjeviç do te shprehej: “Nuk kam frike. Konkurrenca e shëndetshme thjesht më shtyn të punoj më shumë në stërvitje dhe ndeshje. Ne duhet të jemi të fortë mendërisht dhe kushdo që luan të japë më të mirën për ekipin. Shpresoj se do të luaj sa më shumë ndeshje dhe do të shënoj shumë gola sepse kjo është ajo që klubi dhe tifozët presin nga unë”.

Po si e sheh sulmuesi 29 vjeçar Vllaznine e sezonit te ri? Djurdjeviç do te pergjigjej keshtu per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete pyetje duke u shprehur: “Sezoni ende nuk ka filluar, por nga ajo qe shoh në fushën e stervitjes, besoj se ekipi është i fortë. Unë e di që janë bërë shumë ndryshime, por ne treguam në ndeshjet evropiane sa cilësi kemi.

N jemi forcuar me më shumë lojtarë të rinj që erdhën gjatë kësaj periudhe transferimi, kështu që ne vetëm duhet ta tregojmë atë në ndeshjet e kampionatit. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjet, të jemi të sigurte dhe rezultatet do të vijnë. Shpresojmë se do t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur me shumë fitore dhe lojëra të mira, sepse ata i meritojnë ato”./SHKODRA-SPORT.COM/