KF Burreli duket se ka gjetur trajnerin e ri. Keshtu, ne vend te Klevis Himes, pritet te emerohet si trajner ish-futbollisti i njohur, Ditmar Bicaj. Ne fakt, ka qene vete Bicaj, qe ne nje komunikim me “Shkodra Sport”, ka pohuar se do te jete ai timonieri i ri ne klubin matjan.

“Po, eshte e vertete. Do jem trajner i Burrelit per sezonin e ardhshem. Kemi nje projekt ambicioz dhe shpresoj te bejme mire. Do kemi edhe disa afrime ne organike”,-tha shkurtimisht Bicaj per “Shkodra Sport”.

Pak muaj me pare, Bicaj mbajti rolin e zv/trajnerit te Flamurtari, ndersa tashme ish-mbrojtesi i Vllaznise do te nise nje karriere te re ne detyren e trajnerit te pare.

Gjasat jane qe objektivi i Burrelit per sezonin qe vjen, te jete per te kerkuar nje vend ne eliten e futbollit shqiptar, por se sa do te realizohet kjo mbetet per t’u pare ne vazhdim.
Maringlen ZHIVANI