Me shume interes pritet sfida e neserme ne mes Vllaznise dhe Tiranes e cila mund te vendose shume per fatet e çeshtjes se titullit kampion. Kuptohet qe rendesia e ndeshjes eshte e madhe dhe si e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.
Ai ka zgjedhur nje nga arbitrat me te mire ne vend per ta drejtuar kete sfide. Gazeta “Shkodra Sport” meson se arbiter kryesor ne ndeshjen e neserme eshte caktuar te jete elbasanasi qe mban stemen e FIFA-s Enea Jorgji.
Asistente te tij nderkohe do te jete lezhjani Ridiger Çokaj dhe tiranasi Denis Rexha, ndersa arbiter i katert do te jete Albert Doda. Ne sistemin VAR nderkohe do te jete durrsaku Florian Lata dhe ne AVAR durrsaku tjeter Andi Koçi.
Vezhgues i arbitrave sakaq do te jete laçiani Sokol Çekaj ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit eshte caktuar tiranasi Astrit Maçi. Ne kete menyre kjo eshte trupa e caktuar nga institucioni i futbollit shqiptar per ta drejtuar kete takim shume te rendesishem.
Ne Shkoder presin qe te kete drejtesi dhe shpresojne shume qe Jorgji & Co te jene ne lartesine e duhur ne menyre qe te ndihmojne ne mbarevajtjen e ndeshjes./SHKODRA-SPORT.COM/