Ndeshja Vllaznia- Partizani qe do te luhet neser ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, konsiderohet me e rendesishmja e javes se trete te kampionatit te “Abissnet Superiore”.

Si e tille duket se eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ka zgjedhur nje nga arbitrat me te mire ne vend per ta drejtuar ate.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se neser ne Shkoder drejtimi i kesaj supersfide i eshte besuar Enea Jorgjit. Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete pjesa tjeter e trupes gjykuese te kesaj ndeshje.

Me shume mundesi bashke me te do te jene edhe asistentet Denis Rexha e Ridiger Çokaj. Kjo sepse treshja ne fjale siç eshte bere tashme e ditur javen e ardhshme pikerisht me 19 shtator do te drejtoje ndeshjen e vlefshme per fazen e grupeve te Champions League, Young Boys – Leipzig.

Kjo eshte hera e pare ne historine e arbitrimit shqiptar per te arbituar ne keto nivele dhe Jorgji sigurisht qe do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira, por para se te niset drejt Zvicres, do te vendose njehere drejtesi neser ne sfiden mes Vllaznise dhe Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/