Ne dy ndeshjet e para te ketij sezoni, Vllaznia ia ka dale te fitoje si ne Shkoder ashtu edhe ne Kukes. Kuptohet qe kete gje do te kerkoje te beje edhe neser, per te marre fitoren e trete rradhazi, megjithate edhe miqte do te kerkojne suksesin.

Djemte e drejtuar nga Rrahman Hallaçi po kalojne nje moment te mire dhe do te kerkojne ta shfrytezojne kete gje, por nuk do ta kene te lehte sepse Vllaznia eshte ndertuar per te pretenduar titullin dhe per kete arsye, do te insistoje me çdo kusht ta fitoje kete perballje.

Sakaq, “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se per kete takim Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar per ta drejtuar pikerisht lushnjarin Laver Alla. Ai do te jete njeriu qe do te vendose drejtesi ne kete perballje qe do te startoje ne oren 16.00.

Mbeten per t’u mesuar emrat e asistenteve te lushnjarit e po ashtu edhe arbitrat e sistemit VAR. Shkodranet vijne pas nje ndeshje me problematike arbitrimi siç ishte ajo ne Durres ndaj Erzenit dhe per kete arsye, duan drejtesi nga Alla & Co./SHKODRA-SPORT.COM/