Fillimi i kampionatit te kategorise se dyte nuk ka qene ndoshta ai i duhuri per ekipin e KF Murlani i cili pas tre javeve te tij, ka arritur te grumbulloje vetem tre pike.

Por nderkohe, duket se gjerat ne vijemesi do te marrin per mire per kete ekip i cili ka ambicje te jete mes pretendenteve te grupit A.

Kjo ka te beje me faktin qe pjese e kesaj skuadre tani e tutje do te jene edhe dy futbolliste braziliane. Ata jane federuar brenda afatit te merkatos, por kuptohet qe kane mberritur me vonese ne Shqiperi.

“Shkodra Sport” ka arritur te mesoje me shume ne lidhje me emrat dhe pozicionet e tyre ne fushen e lojes. Njeri eshte Gabriel Soarez Nonata Noronha. Ai eshte vetem 20 vjeç dhe luan ne repartin e sulmit.

Tjetri eshte Edson Junior Trianoski, eshte 23 vjeç dhe luan ne mbrojtje. Me keto dy perforcime, padyshim qe tashme trajneri Xhahysa do te jete me i qete dhe ne ndeshjet e ardhshme do te kerkoje te rikthehet tek suksesi./SHKODRA-SPORT.COM/