Kombëtarja e minifutbollit zhvilloi së fundmi një ndeshje miqësore kundër Mali të Zi. Takim që u humb nga kuqezinjtë para pak ditësh.
Por një ndeshje kthimi ndaj dy përfaqësueseve do jetë së shpejti, ku kuqezinjtë kërkojnë të marrin rrevansh. “Shkodra Sport” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se kuqezinjtë do kenë të grumbulluar 3 lojtarë nga Shkodra.
Kështu Haris Lika, Admir Mehja dhe Semir Goga do jenë pjesë e grumbullimit të kuqezinjve. Të tre lojtarët e sipër përmendur janë pjesë e skuadrës së “Air Albania” në kampionatin 5×5. Kampionat të cilin e kanë dominuar gjatë këtij sezoni ku këtë muaj do luajnë edhe ndeshjet me eleminim direkt me kundërshtarë nga e gjithë Shqipëria.
Të tre emrat nuk janë të panjohur për ambientin e futbollit në Shkodër. Ku Lika aktualisht është trajneri i Veleçikut, e ndërsa më parë në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Vllaznia, Ada apo edhe Tërbuni. Gjithashtu edhe Mehja ku në eksperiencat e tij si trajner ka drejtuar Vllazninë B dhe Adën e Velipojës.
E ndërsa si futbollisit është aktivizuar me Adën dhe Tërbunin. Po ashtu edhe Goga që në karrierën e tij profesioniste ka qenë pjesë e Tërbunit dhe Adës. E ndërsa sot i shohim protagonistë tek futbolli 5×5 dhe pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në këtë disiplinë sportive. “Shkodra Sport” iu uron suksese 3 lojtarëve dhe kombëtares sonë.
Endri ÇINARI