Ne Shkoder eshte koha e “lulezimit” te ekipeve te reja te futbollit dhe padyshim qe ky eshte nje moment per t’u marre vertete ne konsiderate edhe nga Bashkia dhe institucionet e tjera te pushtetit lokal per te nderhyre ne infrastrukture dhe per te investuar sepse nuk ka gje me te mire sesa te shohesh te rinjte dhe te rejat duke u marre me sport.

Ne fund te ketij muaji pritet te filloje kampionati i kategorise se trete dhe KF Shiroka nuk do te jete i vetmi ekip qe do te perfaqesoje Shkodren. Kjo sepse ditet e fundit ne kete qytet eshte krijuar edhe nje tjeter klub futbolli i cili tashme eshte rregjistruar ne gjykate dhe po ashtu eshte rregjistruar edhe ne FSHF si pjesmarres ne kete kampionat.

Ekipi me i ri ka marre emrin “OLIMPIC SHKODRA FC”. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse tashme futbolli ne kete qytet ka edhe nje tjeter destinacion. Per momentin, organizatoret nuk kane dashur te japin me shume informacion ne lidhje me drejtuesit, trajnerin qe do ta drejtoje apo dhe futbollistet, por shume shpejt do te bejne publike çdo gje.

Gazeta “Shkodra Sport” ka mesuar qe ky klub i ri eshte krijuar me inisiativen e nje kompanie menaxhimi futbollistesh me qender jashte vendit, ne bashkepunim me disa njeret te sportit ne Shkoder. Qellimi padyshim qe eshte promovimi i elementit te ri, por edhe i lojtareve te huaj qe mund te vijne e te luajne per kete ekip.

Ne kete menyre, “OLIMPIC SHKODRA FC” tashme do ta shkruaje edhe ajo emrin si pjese perberese e futbollit shqiptar. Njekohesisht ky ekip do te jete nje mundesi tjeter edhe per te rinjte shkodrane per te ushtruar futbollin./www.shkodrasport.com/