U mendua se ai do te largonte largimin nga Vllaznia, nisur nga fakti qe nuk eshte ne planet e trajnerit Josa, por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu me sulmuesin nga Tuzi Kristijan Vulaj.
Burime prane lojtarit bejne te ditur per “Shkodra Sport” se 24 vjeçari eshte duke marre ne konsiderate nje menyre tjeter per t’u larguar nga Vllaznia, ate te huazimit. Kjo ngaqe ai siç dihet, ka kontrate dyvjeçare me klubin shkodran.
Pikerisht per kete arsye, mendon qe zgjidhja e duhur eshte largimi ne forme huazimi drejt nje skuadre tjeter deri ne fund te ketij sezonit, skuader ku ai mund te luaje rregullisht dhe te kape formen e tij te duhur sportive, per t’u rikthyer pastaj serish sezonin e ardhshem te Vllaznia.
Nuk dihet ende nese Vulaj ua ka thene kete ide drejtuesve kuqeblu, por kjo duket zgjidhja me e mire e mundshme per momentin. Kujtojme qe raportet e lojtarit me trajnerin Josa kane qene “te ngrira: kohet e fundit teksa ish- lojtari i Deçiq nuk eshte preferuar te luaje asnje minute ne keto ndeshjet e fundit.
Burime prane lojtarit po ashtu bejne te ditur per gazeten tone se ndryshe nga sa eshte thene ne media apo mund te ekzistoje edhe ideja ne opinion, nuk ka patur asnjehere debat dhe perplasje me trajnerin Josa./SHKODRA-SPORT.COM/