I kane mjaftuar vetem 30 minuta loje dhe Kristijan Vulaj ka treguar menjehere se eshte nje nuhates i mire i portave kundershtare. E beri kete gje edhe ne miqesoren e sotme duke shfrytezuar nje moment te mire qe iu paraqit dhe e dergoi topin ne rrjete me nje gjuajtje te sakte tokazi.

Vete ai ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur i lumtur qe debutoi me gol per Vllaznine dhe premtoi se do te shenonte edhe shume te tjere ne vazhdim. Per me teper, lexoni me poshte intervisten e dhene per gazeten tone nga sulmuesi 24 vjeçar nga Tuzi:

– Kristijan, urime per golin e sotem…

– Faleminderit!

– E niset me kembe te mbare karrieren tende me Vllaznine. I lumtur!

Nje nisje per merak. Jam i lumtur qe shenova gol ne ndeshjen e pare, ndonese ishte thjesht nje miqesore. Kur fiton ekipi dhe ti shenon, eshte nje ndjenje shume pozitive dhe kete e perjetova edhe une sot.

– Nje motiv me shume ky gol per vazhdimesine ne aspektin personal?

Po, absolutisht qe me pelqen te shenoj. Besoj se do te vazhdoj rregullisht edhe ne te ardhmen.

– Jeni ne formen tuaj fizike me te mire?

Jo, eshte e sakte se fizikisht ende nuk jam 100 per qind. Jam duke u pergatitur fort ne kete drejtim dhe shpejt besoj se do te jem aty ku duhet. Duhet te shpejtoj pak per te kapur formen time me te mire sepse po vijne ndeshjet zyrtare.

– Cili eshte pozicioni juaj i preferuar ku jepni me te miren ne fushen e lojes?

Me se miri me pelqen te luaj si sulmues i dyte, apo “10”-sh si te them. Por nuk me pengon te luaj edhe ne pozicione te tjera. Do luaj aty ku te me thote trajneri.

– E fundit, keni marre shume urime nga tifozet pas golit te sotem?

Tifozet me kane pritur shume mire. Kam marre shume urime prej tyre, thjesht nuk kam fjale…